Sërish grevë e gazetarëve grekë

Athinë, 3 shkurt 2016 (MIA) - Gazetarët grekë sot janë në grevë 24-orëshe, me të cilën kërkojnë tërheqje të propozim ligjit të Qeverisë për reforma në sigurimin social, i cili këtë javë është lëndë e debatit me përfaqësuesit e kreditorëve.

Gazetarët janë kyçur në grevën e përgjithshme, të cilin për nesër e kanë caktuar sindikatat më të mëdha në vend, GSEE dhe DEDI, por me qëllim që ngjarja të mbulohet nga mediat, gazetarët protestën e tyre e kanë transferuar për sot.

Sipas vendimit të federatës greke të gazetarëve, sot nuk kanë dalë gazetat, prej orës gjashtë të mëngjesit të sotëm deri në ora gjashtë nesër nuk transmetohen lajme dhe emisione informative as në mediat elektronike shtetërore as në ato private, ndërsa nuk ka informacione të reja as në botimet onlajn. Nuk punon as Sekretariati i përgjithshëm për informacione dhe komunikime, si dhe të gjitha pres-shërbimet.

Kjo është greva e dytë e gazetarëve grekë për më pak se një javë, duke pasur parasysh atë që protesta e fundit 24-orëshe ishte më 28 janar, të enjten e kaluar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail