Kurc nga e diela në turne disaditore nëpër Ballkanin Perëndimor

Vjenë, 5 shkurt 2016 (MIA) - Ministri austriak i Punëve të Jashtme Sebastijan Kurc të dielën e fillon turneun disaditor nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë së cilit duhet ta theksojë qëllimin e Vjenës që edhe më tej të angazhohet për këtë rajon, veçanërisht lidhur me anëtarësimin në BE.

Austria dëshiron që Ballkanin Perëndimor ta shohë në BE dhe këtë qëndrim të ministrit Kurc do ta konfirmojë edhe turneu në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, lajmëron agjencia APA.

Stacioni i parë i vizitës së tij do të jetë Sarajeva, pastaj Beogradi, të hënën dhe të martën, pastaj do të udhëtojë për në Podgoricë, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Në Beograd dhe në Shkup njëra nga temat më të rëndësishme do të jetë kriza e refugjatëve.

Në prag të vizitës Kurc theksoi se kjo është "sinjal i qartë për vazhdimin e angazhimit për Ballkanin perëndimor" .

"Austria me shtetet e rajonit është e lidhur ngushtë përmes njerëzve, kulturës, ekonomisë dhe historisë", theksoi Kurc në deklaratën për APA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail