BE: Turqia duhet t'i hapë kufijtë për refugjatët sirianë

Amsterdam, 6 shkurt 2016 (MIA) - Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian sot e përkujtuan Turqinë në obligimet e saj ndërkombëtare që të mos i mbyllë kufijtë për refugjatët, duke pasur parasysh atë që mijëra njerëz dje e braktisën qytetin sirian Alepo.

Përfaqësuesit e BE-së parashikojnë se deri në 20.000 sirianë mund të ndalohen në kufijtë turko-sirianë gjatë tentimit të tyre që të hyjnë në Turqi.

"Konventa e Gjenevës ende është në fuqi dhe me të është paraparë se duhet të pranohen refugjatët", deklaroi komisari evropian për zgjerim Johanes Han para takimit joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare dhe vendeve-kandidate për anëtarësim në BE, që mbahet në Amsterdam.

Turqia ka pranuar mbi dy milionë refugjatë, ndërsa nga BE-ja mori tre miliardë euro ndihmë për ballafaqim me fluksin e refugjatëve nga Siria.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail