Merkel për vizitë në Turqi

Berlin/Ankara, 8 shkurt 2016 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel sot do të qëndrojë për vizitë në Ankara, ku me përfaqësuesit e autoriteteve turke do të bisedojë për problemin me refugjatët.

Zëdhënësi i Merkelit, Shtefan Zajbert njoftoi se vizita është dakorduar gjatë konferencës paraprake donatore për Sirinë, që u mbajt në Londër.

Sipas paralajmërimeve, Merkel në Ankara do të takohet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe me kryeministrin Ahmet Davutogllu, si pjesë e përpjekjeve të Berlinit për uljen e fluksit të migrantëve në Evropë, prej të cilëve pjesa më e madhe përfundon në Gjermani.

Duke paralajmëruar takimin e tij me Merkelin, Erdogani theksoi se "kohën e fundit janë të shpeshta bisedat me kancelaren Merkel, që në një mënyrë është edhe mirë".

Turqia vitin e kaluar u dakordua ta kufizojë fluksin e migrantëve nga territori i saj drejt Evropës, në këmbim për ndihmën nga BE-ja në vlerë prej tre miliardë euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail