Kurc: Mbyllja e kufijve vetëm do ta ngarkojë Ballkanin Perëndimor

Sarajevë, 8 shkurt (MIA) - Ministri austriak i Punëve të Jashtë Sebastijan Kurc sot në Sarajevë theksoi se Austria nuk dëshiron thjesht t'i mbyllë kufijtë e vet dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor t'i lërë në baltë me problemin e refugjatëve, por orvatet për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët, veçanërisht me Serbinë dhe Maqedoninë, lajmëroi Tanjug.

Në konferencën për shtyp me shefin e diplomacisë boshnjake Igor Crvadak, në Sarajevë, Kurc tregoi se, nëse Austria vetëm i mbyll kufijtë e vet, do të vijë në ngarkesë të Ballkanit Perëndimor.

"Nuk duam askujt t'i shkaktojmë ngarkesë që nuk mundet ta mbajë, porositi ai për shqetësimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor se vendimi i Qeverisë austriake për pranim të kufizuar të refugjatëve do të shkaktojë ngecje në këto vende.

Sipas tij, tërësisht ishte gabim që Greqia vetëm i lëshonte refugjatët në vendet që nuk janë anëtarë në BE.

"Ndërkohë, për fat, erdhi në ndërgjegjësim se vetëm me lëshimin e refugjatëve nuk funksionon. Është i domosdoshëm sigurimi i kufijve, pasi vetëm një e katërta e refugjatëve vijnë nga Siria", konstaton Kurc.

Shefi i diplomacisë austriake nuk e përjashton mundësinë që refugjatët, gjatë mbylljes së kufirit të Maqedonisë, të mund të gjejnë rrugë të reja për Evropën Qendrore, por, me bashkëpunimin e mirë të të gjitha vendeve, problemet që do të shkaktohen me ruta të reja, mund në kohë të zgjidhen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail