Berlini dhe Ankaraja kërkojnë që NATO-ja të përfshihet në zgjidhjen e krizës së refugjatëve

Ankara, 8 shkurt 2016 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri turk Ahmet Dautogllu apelojnë për krijimin e marshrutave të sigurta migruese drejt Evropës dhe për rol më të madh të NATO-s në luftën kundër tregtisë së paligjshme me njerëzit, lajmëroi DPA.

"Dëshirojmë të sigurojmë marshruta të sigurta, marshruta të ligjshme (për refugjatët)", theksoi Merkeli.

Ajo dhe Dautoglu theksuan se planifikojnë operacione të përbashkëta midis agjencisë kufitare evropiane FRONTEKS dhe rojes bregdetare turke me qëllim t'i jepet fund migrimit të paligjshëm.

"Ne u dakorduam për luftë kundër kontrabandës me njerëz", theksoi Dautogllu.

Ai shtoi se të enjten do të mbahet seancë e ministrave të mbrojtjes të vendeve-anëtare të NATO-s, në kuadër të së cilave "Turqia dhe Gjermania planifikojnë të iniciojnë shqyrtim të problemit me refugjatët me qëllim të përfshirjes së Aleancës në këtë problem".

"Gjithashtu ne së bashku do të angazhohemi duke vëzhguar dhe duke kontrolluar mekanizma të NATO-s që në mënyrë efikase të shfrytëzohen në kufirin (midis Turqisë dhe Sirisë) dhe në Detin Egje", theksoi Dautogllu.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail