Ramush Haradinaj kërkoi shpërndarje të Parlamentit të Kosovës dhe shpallje të zgjedhjeve

Prishtinë, 8 shkurt 2016 (MIA) - Lideri i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot kërkoi shpërndarje të Parlamentit të Kosovës dhe mbajtje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Haradinaj, siç transmeton RTK, ishte i pari i cili e lëshoi takimin tek presidentja e vendit, në të cilin ishin të pranishëm edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa, zëvendës kryeministri dhe lideri i PDK-së Hashim Thaçi, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar, ambasadori i SHBA-ve në Kosovës si dhe përfaqësues të partive minoritare.

Haradinaj u tha mediave se e vetmja zgjidhje e krizës, mbetet shkuarja e vendit në zgjedhje.

Ai poashtu deklaroi se në takim ka folur dhe rreth situatës së rëndë qeverisëse, politizimit të skajshëm të institucioneve, shkallës së lartë të korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga partitë në pushtet.

"Kam kërkuar që menjëherë të shpërndahet parlamenti. Vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi me dal nga kriza. Po ashtu kam kërkuar që presidenti të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë. Me këtë ardhje në takim unë e kam shpreh vullnetin tonë të mirë për të ndihmuar për të dalë nga kriza aktuale. Ju kam dhënë propozimin, shpresoj që këta që ishin vendimmarrës apo prezent do të reflektojnë", tha Haradinaj.

Ai, gjithashtu, porositi se opozita mbetet e bashkuar dhe se, siç është paralajmëruar paraprakisht, protestat do të mbahen më 17 shkurt.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail