Turqia druan nga fluksi i 600.000 refugjatëve nga Siria

Ankara, 9 shkurt 2016 (MIA) - Turqia druan se si pasojë e luftërave në qytetin sirian Alepo, në kufirin e saj me Sirinë mund të arrijnë rreth 600.000 refugjatë.

"Skenari më i keq është që për një kohë shumë të shkurtër në kufirin turk të vijnë 600.000 refugjatë", deklaroi mbrëmë zëvendëskryeministri Numan Kurtulmush pas seancës së Qeverisë të Turqisë.

Ai theksoi se si pasojë e ofensivës së forcave qeveritare siriane, të përkrahur nga aeroplanët luftarak rus, kundër kryengritësve në Alepo dhjetëra mijë banorë ishin detyruar t'i braktisin shtëpitë e tyre.

"Si pasojë e luftërave 200.000 persona ishin detyruar të ikin. Prej tyre 65.000 u nisën drejt Turqisë, ndërsa 135.000 janë shpërndarë nëpër Siri", theksoi Kurtulmush.

Ai shtoi se deri tani rreth 30.000 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë arritur në kufirin me Turqinë, ku janë ndalur për shkak të vendkalimeve të mbyllura kufitare.

"Tani për tani qëllimi ynë është sa më gjatë që është e mundur ta mbajmë atë fluks (të refugjatëve) jashtë kufijve të Turqisë...Kuptohet, si gjithmonë, ne do të përgjigjemi në nevojat e vëllezërve tanë sirian dhe do t'i pranojmë nëse është e domosdoshme", theksoi Kurtulmush, duke shtuar se Turqia deri tani ka pranuar 2,7 milionë refugjatë dhe se nuk mund ta mbajë vetë tërë barën e krizës së refugjatëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail