Turqia i zgjeron operacionet kundër kryengritësve kurd

Stamboll, 9 shkurt 2016 (MIA) - Forcat turke të sigurisë pritet t'i zgjerojnë operacionet aktuale kundër kryengritësve kurd në pjesën juglindore të vendit, të cilat do t'i përfshijnë edhe qytetin Idil dhe qarkun Sharnak, qytetin Nusajbin në qarkun Mardin dhe qytetin Joksekova në qarkun Hakari, shkruan gazeta "Hyriet dejli njuz".

Operacionet, të cilat i zbatojnë së bashku armata dhe policia, fillimisht filluan në qytetin Sur, në qarkun Diarbekir dhe në qytetet Xhizre dhe Silopi në qarkun Sharnak nga mesi i dhjetorit, kur lufta kundër Partisë Punëtore Kurde u transferua në qytetet.

Përfaqësuesit e forcave të sigurisë dhe anëtarëve të Qeverisë deklaruan se operacionet në Silopi dhe Sur së shpejti do të përfundojnë ndërsa përpjekjet për pastrimin e Xhizres nga terroristët" vazhdojnë.

Sipas burimeve të gazetës qyteti Idil do të jetë vendi i parë i ri, i cili do të kyçet në operaciopnet, ndërsa pastaj vijojnë Nusajbin dhe Joksekova. Nëse nevojitet në zonë e operacioneve mund të kyçet edhe qyteti Sharnak" shtuan burimet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail