Sllovenia zyrtarisht e propozoi Danillo Tirk për sekretar të përgjithshëm të KB-së

Lubjanë, 9 shkurt 2016 (MIA) - Ambasadori slloven në KB dje kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme, Mogens Luketoft dhe kryetarit të Këshillit për Siguri, Rafael Dario Ramirez Karen, zyrtarish ua ka shtruar kandidaturën e ish-presidentit të Sllovenisë, Danillo Tirk për sekretar të ri të përgjithshëm të Organizatës botërore.

Tirk, i cili ishte president slloven që nga viti 2007 deri në vitin 2012, është profesor i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-përfaqësues i Sllovenisë në KB.

Me këtë Tirk u lidh me listën e kandidatëve për trashëgimtar të sekretarit të përgjithshëm aktual Ban Ki-mun, mandati i së cilit skadon nga fundi i këtij viti.

Kandidatura e Tirkut ka mbështetje të fuqishme nga Qeveria e koalicionit të kryeministrit slloven, Miro Cerar dhe të presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor i cili edhe e trashëgoi funksionin presidencial.

Por, rezervë ndaj kandidaturës së Tirkut publikisht ka shprehur Partia demokratike sllovene (PDS) e ish-kryeministrit Janez Jansha, i cili vlerëson se mandati i tij presidencial është "shënuar me anshmëri të theksuar politike në dobi të së majtës".

Kandidati për sekretar të ardhshëm të përgjithshëm të KB-së, në pajtim me procedurën do ta zgjedh Këshillin për Siguri të Organizatës Botërore i cili më pas do ta propozojë emërimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme.

Besohet se procedura duhet të përfundojë deri në vjeshtë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail