Davutogllu: Rreth 70.000 refugjatë sirianë mund të arrijnë në kufirin turk

Ankara, 9 shkurt 2016 (MIA) - Rreth 70.000 refugjatë sirianë mund të arrijnë në kufirin turk, nëse lufta në vend vazhdon me intensitetin e njëjtë, deklaroi kryeministri turk Ahmet Daavutogllu dhe shtoi se Turqia nuk do ta mbyllë derën për refugjatët.

"Gjendemi në prag të një tragjedie të re. Por, reagimi i bashkësisë ndërkombëtare në atë çfarë ndodh në qytetin sirian Alepo është i pamjaftueshëm. Ekziston rrezik në Turqi të vijnë rreth 70 mijë vëllezër tanë nga Alepo, nëse vazhdojnë veprimet e tilla. Por, ne do ta lëmë kufirin tonë të hapur për to" theksoi kryeministri turk.

Davutoglu e dha këtë koment në fjalimin para deputetëve nga partia e tij në Parlament.

Turqia, e cila veçmë ka pranuar 2,5 milionë refugjatë sirianë, e mbante kufirin të mbyllur në ditët e fundit, kur dhjetëra mijëra persona kërkuan strehimore për shkak sulmeve siriane dhe ruse në Sirinë veriperëndimore, e cila është nën kontrollin e opozitës siriane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail