Mediat serbe: Hashim Thaçi ka tregtuar organe të njerëzve me një miliarder nigerian

Beograd/Abuxha, 10 shkurt 2016 (MIA) - Pak ditë para para seancës për zgjedhje të presidentit të ri të Kosovës, ku Hashim Thaçi pritet të jetë kandidati kryesor, Beogradi përgatit akuzë të montuar ndaj tij.

Siç transmeton Telegrafi, bëhet fjalë për avazin e vjetër të "trafikut të organeve" që u nxor nga Dik Marti në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Por pasi nuk u dëshmua asgjë në Burrel e në Kukës me të ashtuquajturën "shtëpi të verdhë", serbët kanë shkuar deri në Nigeri për të gjetur aleatë mbi këtë akuzë që sipas të gjitha gjasave do të dërgohet në Gjykatën Speciale.

Në televizionin shtetëror serb RTS është lexuar një deklaratë që thuhej se ishte hartuar nga "Shoqata e Mjekëve Nigerianë", të cilët deklaronin se Hashim Thaçi dhe një nigerian, koleg i tyre, ishin parë të zhvillonin trafik organesh, kur Thaçi ishte kryeministër.

Deklarata, që dukej tipike një fletë-rrufe e përgatitur nga shërbimet sekrete, thekson se Thaçi në bashkëpunim me miliarderin Nigerian Roçasa Okoroçu dhe autoritetet turke e kroate, ka kryer trafik organesh.

Pra Beogradi, pasi nuk arriti të godiste me akuzën e trafikut të organeve gjatë kohës kur Thaçi ishte në krye të UÇK-së, e ka rimarrë atë në një kohë tjetër. Pra udhëton në kohë me të njëjtën akuzë bajate. Madje implikon edhe Behgjet Pacollin dhe kryetaren e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ish-ministre e Ekonomisë.

Beogradi ka gjetur edhe një bedel për të dëshmuar mbi akuzën. Quhet Filip Nzhemanze dhe paraqitet si kryetar i shoqatës së mjekëve të Nigerisë.

Ai tha në tv shtetëror serb se Thaçi e ka bërë rrugë linjën Prishtinë-Abuxha.

Nzhemanze ka akuzuar edhe autoritetet shtetërore të vendit të tij se janë të përfshira në trafikun e organeve.

"Kemi të bëjmë me një linjë trafiku ndërkombëtar që drejtohet nga Roçasa Okoroçu dhe Thaçi është kreu i këtij trafiku në Evropë", tha në televizionin e Beogradit mjeku nga Nigeria që ka marrë shtetësi serbe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail