Muzalas: Greqia përgatitet për mundësinë për kufij të mbyllur, por ajo do të jetë problem i madh

Athinë, 10 shkurt 2016 (MIA) -  Duhet të jemi të gatshëm për mundësinë për kufij të mbyllur, deklaroi sot ministri grek i Politikës Migruese Janis Muzalas për televizionin Mega.

"Si Qeveri, përgatitemi për atë mundësi", tha ai por shtoi se ajo do të jetë problemi më i madh sepse "numri i refugjatëve dhe migrantëve të cilët do të ngujohen në Greqi, nëse kufijtë mbyllen, do të arrijë rreth 50.000".

"Ato të cilët ndërtojnë rrethoja gabojnë, me mbylljen e kufijve në Idomeni  e humbim mënyrën e vetme për kontroll të fluksit të refugjatëve në Evropë", vlerësoi Muzalas.

Në pyetjen për përzierje të mundshme të NATO-s, minsitri grek tha se ai është zhvillim pozitiv nën kusht që Fronteks dhe NATO të patrullojnë në ujërat territorial të Turqisë, të shpëtojnë refugjatë dhe t'i kthejnë pas në Turqi.

"Nëse ai është plani atëherë është i mirë", deklaroi ai.

Muzalas theksoi se çelësi për zgjidhjen  e problemit me refugjatët është kontrollimi i fluksit të refugjatëve në bregun turk dhe shfaqi shpresë se përpjekjet evropiane në atë drejtim do të arrijnë. Ai shtoi se Greqia bën presion, refugjatët përmes Fronteksit të kthehen mbrapa në Turqi.

Në ndërkohë,  në Pirea sot arritën dy feribotë me 1.295 refugjatë dhe migrantë nga Hios dhe Mitilena.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail