Erdogani me kritika ndaj KB-së

Ankara, 10 shkurt 2016 (MIA) - Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan bëri kritika ndaj Kombeve të Bashkuara për shkak të kërkesës së tyre që Turqia ta hapë kufirin për dhjetëra mijë refugjatë të rinj sirianë dhe e akuzoi KB-në për joefikasitet.

Komisari i lartë i KB-së për refugjatë dje i bëri thirrje Turqisë që t'iu lejojë hyrje "të gjithë civilëve, të cilët ikin nga rreziku dhe kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare".

Erdogan theksoi se KB-ja u ka dhënë 455 milionë dollarë Turqisë, e cila ka harxhuar 10 miliardë dollarë për refugjatë nga viti 2011.

"Çka thotë KB-ja"hapni kufijtë për refugjatë. Atëherë ju për çka jeni? Cili është funksioni juaj? Ne kemi pranuar tre milionë sirianë dhe irakianë në vendin tonë deri më tani. Ju sa keni pranuar. Cili vend tjetër i ka pranuar?", theksoi Erdogan.

Në qytetin kufitar Kilis sot kanë hyrë 12 sirianë me plagë serioze, nga të cilat njëri më vonë ka ndërruar jetë, ndërsa të tjerët janë në gjendje stabile.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail