Më shumë se 40 për qind e rumunëve hetojnë në kufirin e varfërisë

Bukuresht, 11 shkurt 2016 (MIA) - Mbi 40 për qind e popullsisë në Rumani jetojnë në kufirin e varfërisë, thuhet në raportin e organizatës ndërkombëtare "Uorlld vizhan", e cila dërgon ndihmë humanitare në vend.

Në raport thuhet se përqindja e varfërisë tek fëmijët është më e madhe dhe është mbi 50 për qind.

"Posaçërisht dramatike është situata në fshatra, ku 72 për qind e familjeve nuk mund t'u sigurojnë ushqyerje adekuate fëmijëve, për shkak të së cilës 225.000 fëmijë çdo mbrëmje bien të flenë të uritur dhe lëngojnë nga sëmundje të ndryshme", thueht në raport.

Fëmijët nëpër fshatra nuk munden të arsimohen dhe për këtë arsye më vonë nuk munden të gjejnë punë. Sipas hulumtimit 37 për qind e fëmijëve nëpër fshatra në mënyrë faktike janë analfabetë gjegjësisht vështirë lexojnë dhe nuk shkruajnë drejtë.

Për shkak të papunësisë dhe varfërisë pothuajse një e pesta e popullsisë 20-milionëshe të Rumanisë ka emigruar në vendet e huaja, ndërsa më shumë se një e treta e rumunëve kanë deklaruar se dlshirojnë ta braktisin vendin përgjithmonë. Pjesa më e madhe e tyre që dëshirojnë ta braktisin Rumaninë janë të moshës nga 25 deri në 34 vjeç, ndërsa shtete më të dëshiruara janë Gjermania, Britania e Madhe, SHBA-ja, Italia dhe Franca.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail