Bozkir: Rreth 50.000 refugjatë sirianë po lëvizin drejt kufirit turk

Ankara, 11 shkurt 2016 (MIA) - Për momentin 50.000 refugjatë sirianë po lëvizin drejt kufirit turk dhe ky numër mund të arrijë deri në 1,5 milionë njerëz nëse qyteti Alepo tërësisht bombardohet, deklaroi sot ministri turk i obliguar për Integrime Evropiane Vollkan Bozkir.

Paraprakisht, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i sulmoi SHBA-në dhe Kombet e Bashkuara për shkak të presionit i cili po bëhet ndaj Turqisë që t'i hapë kufijtë e saj për refugjatët, duke u kërcënuar se do të dërgojë miliona refugjatë, të cilët ndodhen në Turqi, në vende të tjera.

"Neve nuk na shkruan në ballë se jemi idiotë. Mos mendoni se aeroplanët dhe autobustës atje janë pa arsye. Ne do ta bëjmë atë që është e domosdoshme", theksoi Erdogan.

Ai shtoi se Turqia ka durim deri për një kohë të caktuar.

"Ekziston mundësi për fluks të valës së re të refugjatëve nga 600.000 persona në qoftë se vazhdojnë sulmet ajrore. Po përgatitemi për këtë", deklaroi Erdogan.

Në Turqi tani ndodhen rreth 2,6 milionë refugjatë nga Siria.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail