Izraeli dhe Turqia filluan raund të ri të negociatave për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale

Ankara, 11 shkurt 2016 (MIA) - Turqia dhe Izraeli sot kanë filluar raund të ri të negociatave në përpjekje për t'i normalizuar marrëdhëniet bilaterale, të cilat janë krizë që nga viti 2010, transmetuan mediat franceze, duke iu referuar televizionit turk NTV.

Negociatat, pas dyerve të mbyllura, kanë filluar mbrëmë në Gjenevë ndërsa i udhëheqin zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Feridun Sinirlioglu, ndërsa në anën tjetër ndodhen këshilltari izraelit për çështje të sigurisë, Jakop Nagel dhe këshilltari i kryeministrit izraelit, Jozef Cihanove, precizoi NTV.

Në pyetjen e televizionit NTV përfaqësuesit izraelitë nuk kanë dhënë kurrfarë komenti, ndërsa Ministria turke e Punëve të Jashtme, gjithashtu, ka refuzuar ta konfirmojë apo përgënjeshtrojë informacionin.

Marrëdhëniet midis dy vendeve u përkeqësuan në mënyrë dramatike në muajin maj të vitit 2010, pas ndërhyrjes së komandosëve izraelitë në anijen turke "Mavi Marmara" që mbante ndihmë humanitare për në Gazë, kur janë vrarë dhjetë shtetas turq.

Pas disa viteve në mënyre drastike janë ftohur marrëdhëniet, që është ushqyer me deklaratat e ashpra antiizraelite të presidentit aktual, Rexhep Taip Erdogan, u shfaq rikuperim i marrëdhënieve dhe këtë e mundësoi organizimi i bisedave fillestare, në dhjetor, në Zvicër, nënvizojnë mediet franceze.

Turqia vendosi tre kushte për normalizimin e marrëdhënieve: kërkimfalje publike për incidentin e vitit 2010, pagimin e dëmshpërblimit për familjet e viktimave dhe ngritjen e bllokadës izraelite në Rripin e Gazës.

Izraeli kërkoi falje dhe duket se është pranuar edhe parimi për pagesën e dëmshpërblimit, por pozitat e dy vendeve mbeten të papajtueshme për çështjen e bllokadës në Rripin e Gazës.

Edhe pse nuk e vërtetoi raundin e ri të negociatave në Gjenevë, zëdhënësi i Partisë turke në pushtet e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) sot theksoi se bisedat "po shkojnë mirë". Ai e nënvizoi rëndësinë e asaj që Izraeli t'i lejojë të gjitha kërkesa turke.

"Detajet janë shumë të rëndësishme", tha ai para gazetarëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail