Ekspertët grekë për kontrollin e sëmundjeve dërgohen në kampin e refugjatëve në Idomeni

Athina, 8 mars 2016 (MIA) - Ekspertët grekë për kontrollin e sëmundjeve janë dërguar në kampin e refugjatëve në kufirin e Greqisë dhe Maqedonisë, për çka Ministria greke e Shëndetësisë precizoi se bëhet fjalë për masë parandaluese.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, në kampin në Idomeni, ku janë rreth 14.000 persona, prej sot kanë filluar të punojnë dy njësite celulare të Qendrës shtetërore për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë greke, Janis Bazkozos se në kamp ka një numër të madh të fëmijëve dhe grave, në mesin e të cilëve edhe gra shtatzëna, të cilët kanë nevojë për mjek.

Ai shtoi se nuk ka raste të cilat do të shkaktonin panik.

"Ne e ndjekim situatën, pasi që gjithmonë ekziston rrezik nga paraqitja e sëmundjeve, por nuk ka shkak për panik", theksoi Baskozos.

Në ndërkohë, Qeveria greke kumtoi se nuk planifikon në mënyrë të dhunshme t'i zhvendos emigrantët e kampit në kufirin me Maqedoninë, por theksoi se mbi ta kreu presion për t'i shfrytëzuar qendrat e sapondërtuara për vendosjen e refugjatëve në afërsi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail