Greqia po mbushet me refugjatë dhe emigrantë

Athinë, 9 mars 2016 (MIA) - Dy feribotë me rreth 700 refugjatë dhe emigrantë sot arritën në Pire.

Sipas autoriteteve të portit, në sallat e pritjes për udhëtarë në Pire për momentin janë vendosur 3.070 refugjatë dhe emigrantë, ndërsa njëra prej tyre në daljen E-2 është e stërmbushur, kështu që shumë tenda janë lënë edhe jashtë objektit.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, pritet që Kryqi i Kuq të ndajë ushqim për njerëzit, ndërsa sot duhet të fillojë me punë edhe dispanzeri të cilin do ta vendosë Asociacioni mjekësor në Pire.

Ndërkohë, në afërsi të ishullit të vogël shkëmbor Zurafa është gjetur varkë e drurit me 110 migrantë dhe refugjatë mes të cilëve ka pasur 40 fëmijë dhe foshnja. Varkën e drunjtë e ka vërejtur patrulla  e rojes bregdetare greke dhe menjëherë i ka dërguar njerëzit në portin Aleksandropolis. Emigrantët për momentin po identifikohen, e më pas do të dërgohen në qendrën e parë të pranimit në Orestida.

Në Idomeni, ndërkaq, për momentin ka 13.000 refugjatë dhe emigrantë. Kushtet në kamp janë mjaft të vështira duke pasur parasysh që gjatë dy ditëve të fundit ka pasur reshje të shiut, kështu që tendat e refugjatëve janë tërësisht të lagura, ndërsa dheu është shndërruar në baltë.

Sipas të dhënave të djeshme, në Greqi ka 34.183 refugjatë dhe emigrantë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail