Athinë: Refugjatët do ta braktisin Idomenin për një deri dy javë

Athinë, 11 mars 2016 (MIA) - Refugjatët të cilët tani gjenden në vendkalimin kufitar Idomeni në anën greke nga kufiri drejt Maqedonisë, vullnetarisht do ta lëshojnë këtë vend për një deri në dy javë, dhe do të vendosen në një nga qendrat e pranimit të organizuar, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i Trupit kordinues grek për ballafaqim me krizën e refugjatëve, Jorgos Kiricis.

Siç lajmëroi ANA-MPA, Kiricis theksoi se policia nuk do t'i largojë refugjatët me dhunë, por do t'i informojë për mbylljen e rutës ballkanike të refugjatëve dhe se nuk do të mund të shkojnë në veri, për çka do të nevojitet një kohë e caktuar.

"Besojmë se Idomeni do të zbrazet për një deri dy javë", tha Kiricis.

Ai potencon se në Idomeni gjenden rreth 12.000 njerëz, prej të cilëve gjysma gra dhe fëmijë, të cilët qëndrojnë në baltë.

"Do t'i inkurajojmë të hyjnë në autobusët që do t'i dërgojnë në vende ku ka kushte më të mira për jetë", tha zëdhënësi i Trupit kordinues grek për ballafaqim me krizën e refugjatë.

Kiricis theksoi se zhvendosja e refugjatëve do të jetë e lidhur me marrëveshjen që BE-ja do ta arrijë me Turqinë rreth riatdhesimit të migrantëve, të cilët gjenden në territorin grek.

Autoritetet greke mbrëmë kumtuan se kanë deportuar 81 migrantë ekonomik nga Pakistani dhe shtetet e Afrikës veriore në Turqi, prej ku ata ilegalisht kanë hyrë në Greqi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail