Rreth 800 refugjatë e braktisën kampin e refugjatëve në Idomeni

Athinë, 11 mars 2016 (MIA) - Dëshpërimi i shtyn refugjatët të largohen nga Idomeni, ku janë bllokuar pothuajse 14.000 persona dhe prej ku vetëm në disa orët e fundit janë larguar rreth 800 persona, me shpresë se do të vendosen në qendrat ekzistuese të pranimit në rajon, publikoi info sajti grek Njuz.in.

Zëdhënësi i Trupit koordinues grek për ballafaqimin me krizën e refugjatëve, Jorgos Kiricis mbrëmë deklaroi se refugjatët të cilët tani ndodhen në kalimin Idomeni në palën greke të kufirit drejt Maqedonisë, vullnetarisht do ta braktisin këtë vend për një deri në dy javë dhe do të zhvendosen në ndonjërën prej qendrave të organizuara për pranim.

Sipas tij, gjatë kësaj epërsi do t'u jepet familjeve me fëmijë.

Siç njofton ANA-MPA, Kiricis theksoi se policia nuk do t'i largojë refugjatët me dhunë, por se do t'i informojë për mbylljen e rutës ballkanike të refugjatëve dhe se nuk do të mund të largohen në veri, me ç'rast do të nevojitet një kohë e caktuar.

"Besojmë se Idomeni do të zbrazet për një deri në dy javë", tha Kiricis. "Do t'i inkurajojmë të hyjnë në autobusët të cilat do t'i transferojnë në vendet ku ka kushte më të mira për jetë", tha zëdhënësi i Trupit koordinues për ballafaqim me krizën e refugjatëve.

Në ndërkohë, edhe ministri grek për mbrojtje civile, Nikos Toskas për televizionin e Athinës Mega deklaroi se pret normalizimin e situatës në Idomeni për një deri në dy javë.

Sipas tij, qëllimi i autoriteteve greke është t'i bindin refugjatët se ruta ballkanike është e mbyllur, se kjo është përgjegjësi e fqinjëve verior dhe se duhet t'i ndjekin udhëzimet e tyre dhe të shkojnë në kampe të tjera, ku do t'u merret vendosja elementare dhe ushqimi deri në zgjidhjen e situatës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail