Kushtet e këqija të motit e kanë zvogëluar numrin e migrantëve dhe refugjatëve të rinj në ishujt grekë

Athinë, 15 mars 2016 (MIA) - Numri i emigrantëve dhe refugjatëve të bllokuar në ishujt në pjesën verilindore të Detit Egje sot është pak më i vogël për shkak të kushteve të këqija të motit në rajon, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Policia greke kumtoi se në ishujt Lesbos, Hios dhe Samos ka rreth 8.607 persona, ndërsa arritja e emigrantëve të rinj është penguar nga erërat e fuqishme të cilat fryjnë në rajon.

Në Lesbos janë identifikuar 5.143 refugjatë dhe emigrantë, ndërsa gjatë 24 orëve janë regjistruar vetëm 16 persona.

Në Hios gjatë 24 orëve të fundit nuk ka arritur asnjë refugjat dhe migrant, përderisa 2.941 persona të cilët janë identifikuar, presin të largohen nga ishulli.

Në Samos, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 116 arritje të reja, përderisa 523 refugjatë dhe migrantë presin të hipin në feribot për në Pire.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail