Nga fillimi i vitit 2015 në Greqi kanë arritur pothuajse një milionë emigrantë

Gjenevë, 16 mars 2016 (MIA) - Nga fillimi i vitit në Evropë përmes Detit Mesdhe kanë arritur mbi 152.000 emigrantë dhe refugjatë, me ç'rast 456 persona e kanë humbur jetën ose janë zhdukur duke tentuar të arrijnë deri te vendet evropiane, në brifing në Gjenevë informoi zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Emigrime, Xhoel Milman, cituar nga TASS.

Organizata Ndërkombëtare për Emigrime (IOM) thekson se nga fillimi i vitit deri në Evropë kanë arritur saktë 152.697 emigrantë dhe refugjatë.

Pjesa kryesore e tyre kanë arritur në ishujt grekë (143.205), ndërsa të tjerët në Itali (9.492).

Sipas Millman, disa qindra emigrantë dhe refugjatë kanë arritur në Spanjë, por IOM-ja ende nuk është informuar për këtë nga autoritetet spanjolle.

Sa i përket Greqisë, përveç arritjes së 143.205 personave përmes detit, autoritetet informojnë se 1.013 persona, territorin grek e kanë kaluar edhe përmes tokës nga Turqia.

Fluksin e tanishëm të migrantëve dhe refugjatëve, Millman e karakterizon si esencial, sepse vetëm midis 11 dhe 13 marsit në Greqi përmes Detit Mesdhe kanë arritur mbi 4.000 refugjatë.

Sipas numrave zyrtarë të IOM-së, nga fillimi i vitit 2015, Greqia ka pranuar 999.855 migrantë dhe refugjatë të cilët kanë arritur përmes rrugës detare. Pragu prej një milionë migrantë dhe refugjatë do të arrihet këtë javë, konstaton zëdhënësi.

Millman informon se rreth 13.000 migrantë dhe refugjatë për momentin gjenden në kufirin me Maqedoninë, ndërsa 2.000 në 20 kilometra nga kufiri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail