Liderët e BE-së dakorduan plan të cilin do t'ia ofrojnë Turqisë

Bruksel, 18 mars 2016 (MIA) - Pozicion të përbashkët, por jo edhe tekst të marrëveshjes që sot do t'i ofrohet Turqisë për zgjidhje të krizës së refugjatëve, dakorduan herët mëngjesin e sotëm liderët e 28 vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian pas bisedimeve disaorëshe në kuadër të ditës së parë të Samitit të Këshillit të Evropës në Bruksel.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, disa liderë të Unionit, pas përfundimit të ditës së parë të Samitit, herët mëngjesin e sotëm në rrjetin social "Tuiter" publikuan se kanë arritur qëndrim të përbashkët që kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk, kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker dhe kryeministri holandez Mark Rute, sot pasdite duhet t'ia prezantojnë kryeministrit turk Ahmet Davutogllu.

Kancelarja gjermane Angela Merkel porositi se bisedimet kanë qenë "konstruktive", por që rruga përmes të cilës do të arrihet marrëveshja përfundimtare me Turqinë "nuk do të jetë aspak e lehtë".

Kryeministri i Holandës Mark Rute, madje, në pyetjen për atë se cila është pengesa më e madhe për marrëveshje, tha se "liderët e BE-së janë dakorduar se nuk do të thonë asgjë për të". Ndërsa, presidenti francez Fransoa Olland deklaroi se "nuk është arritur marrëveshje", por shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së janë në rrugë që të dakorodohen.

Sipas informatave nga dita e parë e Samitit të Këshillit të Evropës, samiti i jashtëzakonshëm i nënti me radhë që i kushtohet krizës së refugjatëve, liderët e 28 vendeve-anëtare do të përpiqen sot që të përfundojë marrëveshja parimore e arritur në fillim të javës së kaluar. Sipas kësaj paramarrëveshjeje nga data 7 i këtij muaji, Turqia duhet t'i pranojë të gjithë migrantët në territorin e saj që do të mbërrijnë nga ishujt grekë, si dhe ata të cilët do të hapen në ujërat territoriale turke.

Turqia në mini-samitin me BE-në më 7 mars vendosi edhe një sërë kërkesash që BE-ja duhet t'i përmbushë që të vihet deri në marrëveshje. Midis këtyre kërkesave janë edhe ndihmë financiare nga tre miliardë euro plotësuese nga BE-ja (plus ato tre miliardë euro të premtuara vitin e kaluar) për Turqinë që të kujdeset për refugjatët sirianë, si dhe pezullim të vizave për udhëtim të qytetarëve turq në Bashkimin Evropian deri në qershor të këtij viti dhe përshpejtim të negociatave për anëtarësim të Turqisë në Unionin, Gjoja, këto dy kushte të fundit kanë qenë mollë e përçarjes në kuadër të BE-së, për shkak të së cilës dita e parë e mbrëmshme e Samitit nuk solli marrëveshje.

Marrëveshja me Turqinë për Bashkimin Evropian nuk është e thjeshtë dhe Unionin i nënshtrohet një numri të madh të kritikave dhe shumë i jepet Turqisë, e cila sipas qytetarëve evropian përdorë shantazh që të marrë sa më shumë, duke ditur se pa këtë nuk ka zgjidhje për krizën e migrantëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail