Zhytësit e RENEA-s kanë nxjerrë disa pjesë të helikopterit të rrëzuar

Tiranë, 8 prill 2016 (MIA) - Gjatë mesditës së sotme një grup zhytësish të RENEA-s kanë bërë disa kërkime në ujrat e Liqenit të Shkodrës, në zonën përeth vendit ku dy ditë më parë ra helikopteri i Forcave të Armatosura.

Kërkimet janë bërë me qëllim gjetjen e pjesëve të ndryshme që mund të shërbejnë si prova materiale gjatë hetimeve. Burime konfidenciale pohuan se sot është nxjerrë një sedilje e pilotit dhe pjesa prej llamarine e derës së helikoptertit që janë gjetur pranë vendit të ngjarjes.

Ndërsa një ditë më parë është gjetur dhe sekuestruar njëra nga slitat e helikopterrit dhe një pjesë helike.

Pjesët, të rekuperuara në prani të ekspertëve të Eurocopter që mbërritën pasditen e sotme në vendngjarje, janë marrë me një kamionçinë dhe janë transportuar për në policinë e Shkodrës, si provë materiale për prokurorinë.

Ndërkohë, gjatë pasdites operacioni për nxjerrjen e helikopterrit është ndërprerë përkohësisht për shkak të kushteve atmosferike.

Mësohet se për nxjerrjen e helikopterit do ndërhyjnë zhytësit e Marinës së Vlorës, të cilët mendohet ta nxjrrrin duke i vendosur jastëkë ajri dhe duke krijuar mundësinë e tërheqjes nga uji në drejtim të tokës, njofton Top-Channel.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail