Greqia paralajmëron për incidente të reja të mundshme në Idomeni

Athinë, 12 prill 2016 (MIA) - Mediat greke, duke iu referuar burimeve të policisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes Civile, shkruajnë se situata në Idomeni edhe më tej është "eksplozive dhe ekziston druajtje nga përsëritja e incidenteve të së dielës, të cilët janë të nxitur nga organizata të huaja joqeveritare".

"Lidhur me ngjarjet e të dielës në Idomeni, drejtorë në Ministrinë e Mbrojtjes Civile dhe policisë greke vërejnë se, ndërkaq, për shpërthimin e dhunës në rajon janë përgjegjës organizata joqeveritare të "çuditshme" të cilët janë solidarizuar me refugjatët dhe migrantët, dhe ende nuk mundet të gjenden, shkruajnë disa portale informative greke dhe shtojnë se nga e diela qarkullojnë informata se refugjatët përsëri janë ftuar në takim ku do të diskutonin se si ta kalojnë kufirin.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, të dyshuarit, sipas nëpunësve policor, janë kryesisht shtetas të huaj, gjermanë, spanjollë dhe italianë, të cilët me fletushka të ndryshme, të shkruara në gjuhën arabe, përsëri tentojnë t'i bindin migrantët që të shkojnë në mënyrë masive drejt kufirit.

Burime policore greke kanë deklaruar se gjoja, të dyshuarit kanë pasaporta evropiane, qëndrojnë kryesisht në Gjevgjeli, por çdo ditë shkojnë për në Idomeni.

Portali "Kulnjuz" lajmëron se ekzistojnë druatje nga incidente të reja, sepse dje refugjatët sërish janë thirrur të tentojnë ta kalojnë kufirin me Maqedoninë. Sipas informatave të disa televizioneve, "ndihmësit solidar" u kanë premtuar migrantëve se do t'i furnizojnë me koktej molotovi, informon sajti.

Policia greke kësaj herë do të mundohet që ta pengojë një lëvizje të tillë me qëllim që t'i shmangin përsëritjes së incidenteve dhe të mos rrezikohen jetët e njerëzve. Megjithatë, komentojnë mediat greke, situata nuk është e lehtë, pasi në këto raste ekziston rreziku i eskalimit në anën greke ku ka rreth 12.000 refugjatë dhe migrantë.

Zëdhënësi i Trupit koordinues për menaxhim me krizën e refugjatëve Kiricis, ministri i Emigracionit Muzalas, për Mbrojtjen Civile Toskas dhe zëdhënësja e Qeverisë Ollga Gerovasili bëjnë të ditur rolin e grupeve për solidaritet dhe OJQ, duke theksuar se i bindin migrantët të mos largohen nga Idomeni dhe të vazhdojnë me orvatjet që ta kalojnë kufirin, transmetojnë mediat greke.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail