Autoritetet greke i kthyen në Turqi 12 sirianë në pajtim me marrëveshjen BE-Ankara

Athinë, 27 prill 2016 (MIA) - Autoritetet greke sot kumtuan se në Turqi i kanë kthyer 12 sirianë, në mesin e të cilëve një grua dhe katër fëmijë, në pajtim me marrëveshjen midis BE-së dhe Ankarasë me qëllim të ndalimit të valës së refugjatëve dhe emigrantëve dhe paralajmëruan ndërtimin e katër kampeve të reja.

Ky grup i refugjatëve është kthyer me një aeroplan të Fronteksit nga Lezbosi në Adana, qytet në jug të Turqisë. Sipas kësaj marrëveshje, deri më tani 386 persona janë kthyer në Turqi.

Greqia paralajmëroi ndërtimin e katër kampeve të reja për refugjatë dhe emigrantë me qëllim që gradualisht ta lirojë kampin në Idomeni.

Zëdhënësi i obliguar për çështje të refugjatëve dhe migrim, Jorgos Kiricis deklaroi se Qeveria shpreson se në 10 ditët e ardhshme do të vendos të paktën 4.500 persona në kampe të reja dhe ekzistuese. Kjo është më shumë se një e treta e personave të cilët për momentin janë në Idomeni.

Kiricis precizoi se kampet do të ndërtohen në katër rajone rreth Selanikut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail