Athina: Kërkesat e FMN-së e minojnë marrëveshjen

Athinë, 27 prill 2016 (MIA) - Greqia sot e akuzoi Fondin monetar ndërkombëtar (FMN) se po i minon përpjekjet për arritjen e marrëveshjes për obsionet për financim pasi që negociatat për transhën e re nga ndihma ekonomike përfunduan në qorr-sokak, lajmëruan mediumet greke.

Negociatat janë bllokuar për shkak të kërkesave të kreditorëve të Athinës për të vendosur masa adekuate në rast se nuk i arrin qëllimet fiskale në vitin 2018. Në ikëpyetje është vënë transferi i më shumë se pesë miliarëd eurove ndihmë financiare, të domosdoshme për anulimin e kredive nga FMN-ja në qershor dhe korrik.

"FMN dërgon kërkesa që janë jashtë marrëdeshjes. Ato kërkesa i minojnë përpjekjet si të Qeverisë greke ashtu edhe të institucioneve evropiane", deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Olga Gerovasili.

Ndërkohë, Gjermania sot përjashtoi mundësinë për takim të posaçëm të liderëve evropianë për programin grek për ndihmë ekonomike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail