Qyteti bullgar ndaloi mbajtjen e ferexhesë

Sofje, 28 prill 2016 (MIA) - Qyteti bullgar Pazarxhik ndaloi mbajtjen e çfarë do velloje që mbulon në tërësi fytyrën, me çka autoritetet lokale dëshirojnë t'i zvogëlojnë tensionet mes grupeve shoqërore dhe ta rrisin nivelin e sigurimit, njoftoi Al Xhezira Ballkan.

Këtë ndalesë e mbështetën politikanë nga opsione të ndryshme në qytetin me rreth 70.000 banorë, ku mbajtja e ferexhesë u bë e zakonshme mes myslimaneve, pjesëtarë të pakicës rome.

"Nuk dëshiroj më të dëgjoj se Pazarxhik u bë qytet ku mbahen ferexhe. Dëshirojmë fuqishëm të themi se nuk jemi ashtu, por jemi qytet i banorëve përgjegjës me të cilët lidhen arritje të tjera", deklaroi kryetari i komunës Todor Popov në radion shtetërore.

Myslimanët përbëjnë rreth 12 për qind të banorëve në Bullgari, ndërsa pjesëtarët janë kryesisht turq, gratë e të cilëve nuk mbajnë vello për mbulimin e fytyrës.

Popov paralajmëroi se çdo shkelje të kësaj ndalese do të dënohet me të holla. Policia theksoi se ndalesa nevojitet për shkak se ferexhetë nuk e mundësojnë identifikimin e shpejtë të personave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail