Armata turke eliminoi pothuajse 900 pjesëtarë të SHI-së

Ankara, 30 prill 2016 (MIA) - Në sulmet ajrore dhe raketore të armatës turke prej janarit janë vrarë pothuajse 900 pjesëtarë të Shtetit Islamik, lajmëroi agjencia turke e lajmeve, Anadollia, duke iu referuar burimeve ushtarake.

Turqia, e cila është anëtare e koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga SHBA-ja për luftë kundër SHI-së, prej 9 janarit ka vrarë 492 terroristë në sulme ajrore, prëderisa në sulmet raketore ka eliminuar edhe 370 xhihadistë.

Ankaraja iu bashkangjit koalicionit ndërkombëtar në sulmet ndaj SHI-së në Siri pas sulmit të vetëvrasësit me bombë në korrik të vitit të kaluar në qytetin kufitar Surduzh, me ç'rast jetën e humbën 34 njerëz.

Kohëve të fundit në Turqi pati disa sulme terroriste për të cilat përgjegjëse janë xhihadistët, mes të cilëve dy sulmet e vetëvrasësve me bombë në Stamboll.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail