Për protestën e 1 Majit në Stamboll janë përgatitur 25.000 policë

Stamboll, 1 maj 2016 (MIA) - Pothuajse 25.000 pjesëtarë të forcave policore turke janë sistemuar në Stamboll, ndërsa një numër i madh i rrugëve në qytet janë mbyllur për qarkullim për shkak të shënimit të sotëm të 1 Majit, që është mundësi e zakonshme për trazira ndërmjet protestuesve dhe policisë.

Zyra e prefektit të Stambollit kumtoi se "me qëllim që të garantohet siguria e qytetarëve" për festën e 1 Majit, në shërbim të qytetit do të jenë 24.500 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë.

Stacioni i metrosë në sheshin kryesor Taksim do të jetë tërësisht i mbyllur, ndërsa përgjatë rrugëve janë vendosur rrethoja metali, ndërsa janë sistemuar edhe dhjetëra policë në pajisje për shpërndarje të protestave.

Sheshi Taksim është vend i përleshjeve gjatë Ditës ndërkombëtare të punës prej se më 1 maj të vitit 1977 u vranë rreth dhjetë njerëz në kohën kur Turqia kalonte nëpër një nga periudhat e saj më turbulente.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail