KE-ja e përshëndeti aksionin grek për pastrimin e kampit në Idomeni

Bruksel, 23 maj 2016 (MIA) - Komisioni Evropian sot e ka përshëndetur aksionin e policisë greke për pastrimin e kampit ilegal për refugjatë në Idomeni në kufirin me Maqedoninë, ku mbi dhjetë mijë persona më shumë muaj presin që përsëri do hapet ruta migruse e Ballkanitr perëndimor dhe përmes Maqedonisë dhe Serbisë të vazhdojnë drejt Evropës Perëndimore, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Zëdhënësja e Eurokomisionit, Margaritis S'hinas mohoi se Bashkimi Evropian ka njohuri për lëvizje të re të refugjatëve nëpër rutën ballkanike, por konfirmoi se për Brukselin është i pranueshëm aksioni i paralajmëruar për pastrimin e kampit ilegal në Idomeni dhe për transportimin e refugjatëve në qendrat e organizuara për vendosje në brendinë e Greqisë. 

"Ne i pamë raportet për aksionin e paralajmëruar në Idomeni, në kufirin mes Greqisë dhe IRJ të Maqedonisë. KE-ja vazhdimisht ka shfaqur shpresë se këta njerëz duhet të zhvendosen në objekte më të organizuara për pritje dhe për këtë shkak Komisioni e përshëndet çdo iniciativë të autoriteteve greke për evakuim të kampit ilegal në Idomeni që t'i zhvendosin refugjatët në objekte të organizuara për pritje", theksoi S'hinas.

Zëdhënësi i Komisonit refuzoi të përgjigjet nëse BE-ja do ta pranojë përgjegjësinë nëse gjatë tentimit për pastrimin e Idomenit, vjen deri te dhuna, duke marrë parasysh se refugjatët të cilat gjatë kohë gjenden në kufirin me Maqedoninë, nuk dëshirojnë ta braktisin kampin dhe presin hapje të sërsishme të rutës së refugjatëve përmes Ballkanit perëndimor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail