Ministrat e eurozonës arritën marrëveshje për ndihmë në Greqinë

Bruksel, 25 maj 2016 (MIA) - Ministrat e e financave nga eurozona herët në mëngjes arritën marrëveshje që Greqisë do t'i lejojë qasje deri te transha e re nga ndihma shpëtimtare financiare, informuan diplomatë.

Hollësitë për marrëveshjen, deri tek e cila erdhi pas negociatave tensionuese 11-orëshe në Bruksel, nuk u kumtuan menjëherë, por ajo në vete e përfshin progresin për çështjen posaçërisht delikate për lehtësim të borxhit grek, vërejti DPA.

"Ministrat u dakorduan me Greqinë dhe Fondin Monetar ndërkombëtar për marrëveshje që do t'u përgjigjet lutjeve të Athinës për lhetësim të borxhit", informoi ministri francez i Financave Mishel Sapen.

"Kjo marrëveshje është akt i besimit ndaj Greqisë së sotme", tha ai para reporterëve në Bruksel në orët e herëta të mëngjesit.

Sapen, megjithatë, nuk zbuloi hollësi nga marrëveshja, por nënvizoi se ajo është gjithëpërfshirëse dhe përfshin masa afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata.

Edhe Jerin Dejselblum, kryetari i Eurogrupit, e konfirmoi qëllimin që të ristrukturohet një pjesë e borxhit grek, njofton TASS.

Sipas tij, Eurogrupi e konfirmoi qëllimin e tij që të zbatohet ristrukturimi i një pjese të borxhit grek. Eurogrupi u dakordua që ta vlerësojë nivelin e qëndrueshmërisë së borxhit në bazë të skenarit kryesor, në të cilin nevojat e Greqisë për ndihmë financiare do të paraqesin deri më 20 për qind nga BPV-ja e saj pas përfundimit të programit për ndihmë makrofinanciare (në vitin 2018).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail