Samit ballkanik në Paris: Perspektiva evropiane e rajonit dhe baza për reforma

Paris, 25 maj 2016 (MIA) - Perspektiva evropiane e vendeve nga rajoni ballkanik dhe inkuadrimi i tyre drejt BE-së bazohet për reformat politike, institucionale dhe socioekonomike, vlerësuan pjesëmarrësit e mbledhjes ministrore në Paris, e cila ishte përgatitje për Samitin përkushtuar Ballkanit, që do të mbahet më 4 korrik në kryeqytetin francez.

Tubimi,  në të cilin morën pjesë edhe eurokomisari Johanes Han,  paraqet vazhdim të mbledhjes ministrore të mbajtur në prill të vitit 2015 në Bërdo të Kranjit në suaza të procesit  Bërdo-Brioni, dhe në të duhet të përgatitet takimi i ardhshëm i kreut të Ballkanit në Paris, i cili do të jetë tubimi i tretë i tillë pas samiteve në Berlin në vitin 2014 dhe në Vjenë në vitin 2015.

Siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Parisi, pjesëmarrësit në tubim vlerësuan se BE-ja dhe vendet e Ballkanit perëndimor kanë probleme të përbashkëta dhe se përballen me sfidat globale.

Në këtë kontekst, ata pranojnë se sfida me migrimin kërkon qasje inkluzive dhe gjithëpërfshirëse dhe theksojnë se bashkëpunimi në këtë fushë duhet të përforcohet në bazë të deklaratës së mini-samitit nga 25 tetori i vitit 2015.

Pjesëmarrësit në takim e konfirmuan nevojën që të fokusohen së pari në luftën kundër rrjeteve kriminele, të cilat janë përfshirë në tregtinë e migrantëve dhe azilantëve dhe në përforcimin e kapaciteteve të kontrolleve kufitare dhe këmbim të informatave, veçanërisht me Europolin.

Në raport të luftës kundër terrorizmit, pas sulmeve në Paris dhe Bruksel, ministrat e theksuan vlerën për gjetjen e zgjidhjeve kolektive, të cilat vetëm mund të ballafaqohen me këtë kërcënim dhe luftën kundër radikalizimit religjioz.

Sfidat e radikalizimit, terrorizmit dhe ekstremizmit,  veçanërisht të luftëtarëve të huaj  nga ose të cilët udhëtojnë përmes Bashkimit Evropian dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor në Siri dhe Irak, kërkojnë bashkëpunim të përforcuar: këmbim të rritur të informatave, identifikim të praktikave të mira  për trajnim, vlera të përbashkëta,  ndalesë të radikalizimit dhe përgjigje ndaj aktiviteteve terroriste, vlerësuan pjesëmarrësit në mbledhje.

Në këtë kontekst, bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit dhe BE-së është më se e rëndësishëm për stabilizimin e rajonit. Afrimi evropian  i vendeve të Ballkanit perëndimor krahas përmes miratimit me ligjdhënien e BE-së, gjithashtu duhet të tregohet edhe përmes projekteve konkrete në fushën e lidhjes së infrastrukturave dhe mundësive tjera për të rinjtë, konsiderojnë ministrat pjesëmarrës në takim.

Në bazë të këtyre parimeve, ata e përshëndetën përparimin e arritur në bashkëpunimin rajonal dhe e theksuan vlerën e lidhjes së transportit dhe energjisë, e cila është kyçe për zhvillimin ekonomik të rajonit.

Ata pranuan se nevojitet të bëhen përpjekje plotësuese nga ana e çdo vendi që të përshpejtohet  implementimi i masave  të miratuara në samitin në Vjenë dhe masat  e bashkangjitura dhe me këtë rast i përshëndetën masat e paradokohshme të miratuara nga ana e Komisionit Evropian,  të cilat si udhërrëfyes çojnë drejt formimit të tregut rajonal të energjisë elektrike. Pjesëmarrësit, gjithashtu, e përshëndetën edhe mundësinë për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për bashkësi të transportit.

Pjesëmarrësit në takim e konfirmuan edhe vendosshmërinë e tyre që të vazhdojë zbatimi i "agjendës pozitive për të rinjtë nga Ballkani", të lansuar nga ana e ministrave të Punëve të Jashtme në Bërdo të Kranjit në prill të vitit 2015 dhe e përshëndetën përparimin e arritur.

Vendet pjesëmarrëse gjithashtu premtuan se do t'i inkurajojnë universitetet e tyre që t'u ofrojnë bursa dhe numër më të madh të vendeve në programet për bashkëpunim të studentëve nga Ballkani perëndimor. Në këtë pikëpamje, ata e konfirmuan gatishmërinë e tyre që të ndërmerren hapa të reja në zbatimin e agjendës pozitive të samitit në Paris.

Në fund pjesëmarrësit e përshëndetën përparimin pozitiv në implementimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim të të rinjve, dhe e theksuan përkushtimin e vendeve ballkanike në këtë perspektivë. Ata përkujtuan se kjo zyre do të lansohet zyrtarisht në Samitin në Paris.

Në konferencën ministrore morën pjesë shefat e diplomacive të Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë, Gjermanisë, Austrisë, Kroacisë, Italisë dhe Sllovenisë, si dhe komisari evropian kompetent  për marrëdhënie me fqinjët dhe negociata për zgjerim, Han dhe nikoqirët, ministri francez i Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit ndërkombëtar Zhan-Mark Ejro dhe sekretari shtetëror për Çështje evropiane, Harlem Dezir.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail