Merkel: Nuk jam e brengosur për marrëveshjen BE-Turqi

Berlin, 25 maj 2016 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel sot deklaroi se nuk është e brengosur rreth zbatimit të marrëveshjes mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë për pengimin e fluksit masiv të refugjatëve në Evropë, lajmëron korrespodenti i MIA-s nga Berlini.

Sipas kancelares gjermane, nuk ka nevojë për brengosje, por ka nevojë për më tepër kohë për liberalizim të vizave për qytetarët turk gjatë udhëtimit në BE.

"Nuk jam e brengosur, vetëm na nevojitet më shumë kohë", deklaroi Merkel as takimit të Kabinetit të saj.

Disa politikanë evropian shfaqën droje rreth mundësisë për implementimin e Marrëveshjes, me të cilën Turqia duhet ta pengojë fluksin e refugjatëve nga territori i saj ndaj BE-së, pasi ish-kryeministri turk Ahmet Davutoglu dha dorëheqje, ndërsa presidenti Rexhep Tajip Erdogan e hodhi poshtë mundësinë e vendit që t'i harmonizojë ligjet e veta antiterroriste me legjislativë të Unionit.

Ankara pohon se mekanizmat evropianë për luftë kundër terrorizmit janë të pazbatueshme në Turqi, për shkak të mënyrës në të cilën luftojnë pjesëtarët e Shtetit Islamik dhe militantët kurdë.

Bruksel paralajmëroi se pa zbatimin e ligjeve turke për antiterrorizëm BE-ja nuk mund të marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët turq, që së bashku me gjashtë miliardë euro ndihmë financiare dhe përshpejtim të procesit për anëtarësim të vendit në BE, ishte konfirmuar me marrëveshjen mes BE-së dhe Turqisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail