Policia turke arretsoi 12 pjesëtarë të dyshuar të SHI-së

Ankara, 25 maj 2016 (MIA) - Dymbëdhjetë persona, për të cilët ekziston dyshimi se janë pjesëtarë të grupit xhihadist Shteti islamik (SHI), janë arrestuar në operacionin e policisë turke në qarkun e Bursës në pjesën veriperëndimroe të Turqisë, kumtoi sot edicioni elektronik i gazetës "Hyriet Dejli Njus".

Gazeta, duke iu referuar burimeve policore, thekson se numri i pjesëtarëve të dyshimtë të arrestuar të SHI-së në rajonin e Bursës mund të rritet pas marrjes në pyetje të personave të arrestuar deri më tnai.

Operacioni u zbatua mbrëmë vonë në tre komuna në qytetin e Bursës, me ç'rast janë arretsuar 12 persona, të cilët ngarkohen se kanë mbajtur lidhje me anëtarë të SHI-së në Siri.

Përveç në Bursë, policia zbatoi operacion edhe në qarkun Gaziantep në Turqinë juglindore, me ç'rast është bastosur shtëpia për të cilën ekzistonte dyshimi se e shfrytëzojnë anëtarë të SHI-së.

Gjatë bastisjes së shtëpisë, pjesëtarët e njësisë antiterroriste të policisë turke nuk gjetën dëshmi për aktivitete antiligjore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail