Meta-Gjukanoviç: Shqipëria dhe Mali i Zi, krah për krah në sfidat rajonale dhe globale

Tiranë, 30 maj 2016 (MIA) - Në kuadër të Sesionit Plenar të Pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po zhvillohet në Tiranë, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, njofton ATSH.

Kryetari i kuvendit, Meta e falënderoi kryeministrin Gjukanoviç për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe duke e uruar për firmosjen së fundmi të protokollit të anëtarësimit mes Ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s dhe Malit të Zi, e siguroi kryeministrin Gjukanoviç se Kuvendi i Shqipërisë do të jetë parlamenti i parë që do të ratifikojë anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior.

Në këtë drejtim, Meta u shpreh se Shqipëria, e bindur për rëndësinë që stabiliteti i Malit të Zi ka për tërë rajonin tonë, mbështet pa rezerva progresin e vendit fqinj drejt integrimit të plotë euro-atlantik dhe vuri në dukje se Shqipëria dhe Mali i Zi qëndrojnë krah për krah në sfidat rajonale dhe globale me të cilat po përballet Bashkimi Evropian dhe NATO.

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç shprehu mirënjohjen e thellë ndaj mbështetjes së pakursyer dhe gjithnjë të qartë të Shqipërisë dhe vuri në dukje se marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve fqinje janë një model për të gjithë rajonin.

Gjatë takimit, Meta dhe Gjukanoviç biseduan edhe mbi të drejtat e pakicës kombëtare shqiptare në Mal të Zi, duke ndarë bindjen e përbashkët se të drejtat e pakicave janë një vlerë e shtuar për çdo vend të rajonit, ashtu si në të gjithë vendet anëtare të NATO-s.

Në këtë kuadër, Kryetari i Kuvendit Meta dhe Kryeministri Gjukanoviç u informuan prej Ambasadorit të Malit të Zi në Shqipëri, Ferhat Dinosha mbi debatet e fundit rreth përdorimit të disa përkufizimeve shqetësuese në fjalorin e gjuhës malazeze nga ana e Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, ku u nda bindja e përbashkët se terminologjitë e përdorura shkojnë ndesh me karakterin autokton të shqiptarëve të Malit të Zi.

Në përfundim, Meta dhe Gjukanoviç biseduan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke vënë në dukje rëndësinë e stabilitetit politik dhe avancimit të integrimit euro-atlantik të të gjithë vendeve të rajonit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail