Erdogani i "brengosur" për shkak të situatës në Francë

Ankara, 30 maj 2016 (MIA) - Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan sot e dënoi përdorimin e dhunës të policisë franceze ndaj demonstruesve dhe shtoi se është i brengosur për shkak të dhunës në Francë.

"Dënoj dhunën e përdorur nga policia franceze ndaj personave të cilët e përdorin të drejtën e tyre për të demonstruar. Ata (vendet evropiane) kushtuan vëmendje se janë të brengosur (për situatën në Turqi). Mirë, unë jam i brengosur për atë që ndodh në Francë", deklaroi Erdogan në Stamboll.

Erdogani kritikoi edhe mediat perëndimore, të cilët sipas tij nuk i ndjekin protestat sociale në Francë, të cilat u shkaktuan për shkak të reformave të paralajmëruara në Ligjin e punës.

Paraprakisht, edhe zëdhënësi i Ministrisë turke i Punëve të Jashtme Tanzhu Bilgiç u bëri thirrje autoriteteve franceze të përmbahet nga çdo lloj i përdorimit të dhunës.

Erdogani ishte kritikuar ashpër pas represionit policor ndaj pjesëmarrësve në demonstratat antiqeveritare në vitin 2013.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail