"Dojçe vele": Muxhahedinët iranianë në Evropë janë kërcënim për sigurinë

Berlin, 30 maj 2016 (MIA) - Kur muxhahedinët iranianë nuk u nevojiteshin më Pentagonit, amerikanët që para dhjetë viteve i armatosën dhe i vendosën në Shqipëri, ku paraqesin rrezik potencial për qytetarët e atij vendi dhe për Evropën, shkruan "Dojçe vele".

Siç theksohet në reportazhin e "Dojçe Vele" supozohet se në Shqipëri jetojnë rreth 800 ithtarë të muxhahedinëve popullorë iranian, të cilët Qeveria e Tiranës i pranoi ne baza humanitare, si luftëtarë të cilët nuk marrin më pjesë në përleshje të armatosura.

"Pjesëmarrësit e dikurshëm në luftimet në Lindjen e Afërt paraqesin rrezik të madh për sigurinë, pasi janë të trajnuar mirë dhe çdo herë të gatshëm për t'i përdorur aftësitë e veta që i kanë fituar me vite. Në Shqipëri kanë edhe një përparësi, dhe ajo është se këtu nuk është vështirë për të gjetur armë", theksoi eksperti shqiptar i sigurisë Artan Hoxha.

Ai shtoi se Teherani është i vendosur ta shkatërrojë organizatën e muxhahedinëve popullorë, pasi paraqesin rrezik për Iranin.

Reporterët e "Dojçe Veles" vizituan një nga kampet ku jetojnë muxhahedinët dhe përdorën kamera të fshehta, biseduan me dy pjesëtarë të organizatës militante.

"Jemi aktivë gjithkund në botë - në Evropë, në SHBA, e veçanërisht në Iran, por nuk kemi asnjë lidhje me terrorizmin dhe dhunën", deklaroi njëri nga muxhahedinët.

Ata pohuan se edhe ish-anëtarët e organizatës nuk marrin kërcënime dhe se ajo është propagandë e regjimit iranian.

Qeveria e Shqipërisë ka refuzuar të japë përgjigje zyrtare në pyetjen e "Dojçe veles" për muxhahedinët në vend.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail