Mustafa: Arrihet marrëveshje për vazhdimin e mandadit të EULEX-it

Prishtinë, 15 qershor 2016 (MIA) - Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë përmbyllur marrëveshjen për vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për dy vite të tjera.

Siç informojnë mediat vendore, konfirmimin për këtë marrëveshje e ka dhënë vetë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka thënë se të martën është rënë dakord për këtë çështje, kurse miratimi në Kuvend pritet të merret nesër.

"Presim të marrim këmbimin e letrës nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federika Mogerini, pastaj do të mbajmë një takim të Qeverisë dhe nesër mendojmë t’ia dërgojmë Kuvendit për shqyrtim dhe miratim", ka deklaruar Mustafa në mbledhjen e qeverisë.

EULEX-i është misioni më i madh i Bashkimit Evropian i shtrirë në një vend. Ky mision, përveç kompetencave të caktuara ekzekutive në fushën e drejtësisë, kryesisht merret me këshillimin dhe monitorimin e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Misioni i EULEX-it është vendosur në Kosovë në qershor të vitit 2008, për të ndihmuar rendin ligjor pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail