Qeveria e Shqipërisë merr borxh prej 218 milionë euro për KESH

Tiranë, 23 qershor 2016 (MIA) - Qeveria e Republikës së Shqipërisë, arriti marrëveshjen për kredinë 218 milionë euro që BERZH do të japë për sektorin elektroenergjetik.

Ministri i Energjetikës Damijan Gjiknuri thotë se kjo shumë do të shkojë për shlyerjen e borxheve me garanci qeveritare që "Elektrokorporata shqiptare" KESH u ka bankave të nivelit të dytë, të akumuluara si pasojë e keqmenaxhimit të entit, transmeton Top Channel.

"Kishte të bënte me operacionet e dështuara ekonomike, me eksperimentet e shumta që ju ngarkuan KESH-it, me një faturë të lartë për hidrocentralet private te pashlyer dhe të gjithë elementët e tjerë që kishin të bënin me keqmenaxhimin. Janë kredi të marra me interesa shumë të larta dhe që rëndojnë direkt në buxhetin e shtetit", tha ministri Gjiknuri.

Borxhi që KESH u ka bankave të nivelit të dytë është në total 250 mln euro prej të cilave 32 milionë janë pa garanci qeveritare dhe do të shlyhen pjesërisht nga performanca e entit dhe shlyerja e borxheve të prapambetura nga OSHEE.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail