U shua zjarri i madh pyjor në Qipro

Nikozi, 23 qershor 2016 (MIA) - Është shuar zjarri që në pesë ditët e fundit digjej në malin Trodos në pjesën veriperëndimore të Qipros, kumtoi sot ministri qipriot i Bujqësisë Nikos Kujalis.

Ai theksoi se megjithatë edhe krahas asaj që është shuar zjarri, automjetet e zjarrfikësve dhe aeroplanët vazhdojnë në mënyrë intensive ta kontrollojnë rajonin.

Në zjarr janë djegur mbi 15 kilometra katror pyll me pisha i vjetër 150 vjet, ndërsa në përballjen me stihinë e zjarrtë e humbën jetën dy zjarrfikës.

Kujalis theksoi se në dispozicion të autoriteteve qipriote janë edhe aeroplanët për shuarjen e zjarrit nga vendet e tjera, me përjashtim të fluturakes izraelite e cila është kthyer në bazën e saj. Në shuarjen e zjarrit që shpërtheu të dielën, marrin pjesë 20 "Kanaderë" nga Qiproja, Franca, Greqia, Italia, Izraeli dhe Britania e Madhe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail