Për dy vite nga Greqia në BE do të zhvendosen 35.000 refugjatë

Athinë, 27 qershor 2016 (MIA) - Nga 49.000 migrantë dhe refugjatë të cilët për momentin gjenden në kampe në pjesën kontinentale të Greqisë, 35.000 duhet të shpërngulen në shtete tjera evropiane në dy vitet në vijim, shkruan "Katimerini".

Sipas gazetës, siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Athina, deri në fund të korrikut duhet të përfundojë procesi i regjistrimit paraprak, të cilin e zbatojnë Shërbimi për azil në bashkëpunim me UNHCR-në dhe Zyra evropiane për përkrahje të azilit (ZEPA).

Me programin janë përfshirë personat të cilët kanë hyrë në vend më 1 janar të vitit 2015 deri më 19 mars të këtij viti, të cilët do të fillojnë proces për fitimin e azilit në Greqi dhe do të marrin qasje drejt skemës së BE-së për zhvendosje. Individët të cilët do ta shmangin procedurën, do të konsiderohen si ilegalë të cilët do të deportohen.

Situata është më ndryshe për rreth 8.556 migrantë dhe refugjatë të ngujuar në ishuj, më së shumti në Lezbos, Samos, Kios, Leros dhe Kos. Ato kanë arritur pas 19 marsit, pasi ishte nënshkruar marrëveshja për migrim mes BE-së dhe Ankarasë, ndërsa autoritetet për momentin i hulumtojnë kërkesat e tyre për azil.

Kandidatët të cilët me sukses do ta përfundojnë procedurën do të zhvendosen në tokën greke, por nuk do të kenë qasje deri te programi për zhvendosje. Të tjerët do të kthehen në Turqi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail