Zjarr i madh në pyjet e Greqisë qendrore

Athinë, 28 qershor 2016 (MIA) -  Zjarri i madh pyjor në Dervenhoria, në Greqinë qendrore, është duke u përhapur jashtë kontrollit në tre drejtime të ndryshme pasi erërat e fuqishme i dhanë hov edhe më shumë zjarrit, kumtoi mbrëmë shërbimi i zjarrfikësve grekë.

Paraprakisht, gjatë ditës së djeshme, dukej se zjarri po vihet nën kontroll, por erërat të cilat fryen në orët e mbrëmjes e ndezën zjarrin dhe u krijuan zjarre të reja në qafa malore ku nuk ka qasje ku është e pamundur të dërgohen ekipe apo automjete, kumtoi shërbimi i zjarrfikësve duke theksuar se tani për tani nuk janë rrezikuar vendbanimet.

Ekipet ajrore kundër zjarrit e ndërprenë punën gjatë natës dhe do të vazhdojnë me punë sot në mëngjes.

Shërbimi i zjarrfikësve gjithashtu kumtoi se zjarri ka formuar perimetër prej disa mijëra kilometra dhe se deri më tani nuk është bërë vlerësim i dëmit të shkaktuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail