Të paktën 36 viktima dhe 147 të lënduar në sulmet në aeroportin në Stamboll

Të paktën 36 njerëz e humbën jetën dhe 147 janë lënduar në sulmin e trefishtë vetëvrasës në aeroportin Ataturk në Stamboll.

Kryeministri turk Binali Jilldirm theksoi se shenjat e para tregojnë se bëhet fjalë për sulm të kryer nga i ashtuquajturi Shteti islamik.

Sulmuesit kanë filluar mbrëmë rreth orës 22 të gjuajnë në hyrjen nga terminali ndërkombëtar i aeroportit në Stamboll dhe më vonë janë hedhur në erë me mjetet shpërthyese që i kanë bartur me vete, njoftuan autoritetet turke.

Ky është sulmi më vdekjeprurës nga katër sulmet terroriste në Stamboll nga fillimi i vitit, në të cilat për dy janë përgjegjës xhihadistë, ndërsa për një organizata militante kurde.

Edhe pse tani për tani askush drejtpërdrejtë nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e mbrëmshëm, "dëshmitë çojnë drejt SHI-së", tha Jilldirim.

Ai theksoi se mes viktimave ka edhe të huaj, por nuk dha hollësi.

Jilldirim theksoi se vetëvrasësit me bombë kanë ardhur në aeroport me taksi, ndërsa pastaj kanë hapur zjarr ndaj udhëtarëve prej armëve automatike, pas çka kanë aktivizuar mjet shpërthyes.

Në njërin nga xhirimet shihet kur ka shpërthyer njëra nga dy shpërthimet. Në tjetrën shihet si sulmuesi i veshur me të zezë hyn në ndërtesën e terminalit, e pastaj rrëzohet me siguri pasi është qëlluar nga ana e policisë, pas çka është hedhur në erë me mjet shpërthyes.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan bëri thirrje që të niset "luftë e përbashkët" ndërkombëtare kundër terrorizmit, ndërsa aleatët perëndimor në Turqi mes të cilëve edhe SHBA-ja ashpër e dënuan sulmin.

Më shumë se 60 milionë udhëtarë në vit e shfrytëzojnë aeroportin  në Stamboll.

2016

7 qershor, Stamboll - Shtatë policë dhe katër civilë e humbën jetën në një shpërthim të një automobil bombë, për të cilin përgjegjësinë e mori organizata militante kurde TAK.

19 mars, Stamboll - Në një sulm vetëvrasës të kryer në rrugën Bejolu në Taksim e humbën jetën katër njerëz. Përgjegjësinë e mori SHI-ja.

13 mars, Ankara - Tridhjetë e katër viktima në një shpërthim të një automobil bombë. Përgjegjës - TAK , organizata militante kurde.

17 shkurt, Ankara - Njëzet e nëntë viktima në autobus ushtarak, përgjegjësinë e mori TAK.

12 janar Stamboll - Njëmbëdhjetë gjerman të vrarë nga një vetëvrasës sirian në zonën turistike.

2015 

10 tetor, Ankara - Më shumë se 100 viktima gjatë protestave të qeta në afërsi të hekurudhës. Përgjegjësinë e mori SHI-ja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail