Kroacia vendosi kushte të reja për anëtarësim të Serbisë në BE

Beograd, 29 qershor 2016 (MIA) - Në fund të kryesimit holandez me Bashkimin Evropian, Kroacia e shtoi listën e kushteve për anëtarësimin e Serbisë, që ishte arsyeja kryesore për shkak të së cilës të hënën nuk u hapën kapitujt 23 dhe 24 nga negociatat për anëtarësim të Beogradit në BE, njofton gazeta serbe "Veçernje novosti".

Kryeministri kroat Tihomir Oreshkoviq në Bruksel deklaroi se pozicioni i Kroacisë lidhur me nenin 23 nga negociatat nuk ka ndryshuar dhe ajo që e kërkon Zagrebi, nuk dallon nga disa kërkesa të ngjashme të vendeve tjera anëtare.

Kushtet e deritanishme tanimë të njohura janë: bashkëpunim të pltoë me Tribunalin e Hagës, ndryshim të ligjit i cili Serbisë i jep legjitimitet për ndjekje gjyqësore për krime të luftës në territorin e gjithë ish-Jugosllavisë dhe garantim i të drejtave të minoritetit kroat në Serbi.

Përveç këtyre tre kushteve, Kroacia kërkoi edhe zgjidhje të çështjeve për viktimat dhe personat e zhdukur në luftërat nga historia më e re dhe qasje deri te arkivat sekret.

Vendet e tjera anëtare të BE-së nuk u dakorduan me gjithë këtë dhe takimi i grupit të punës për zgjerim përfundoi pa sukses, ka deklaruar një burim anonim për gazetën.

Kryesimi holandez kishte për qëllim që deri në fund të mandatit të saj, i cili skadon më 30 qershor, t'i hapë kapitujt 23 dhe 24 nga engociatat me Serbinë, por vendet-anëtare nuk arritën pajtueshmëri për shkak të kërkesave të reja të Kroacisë, por edhe për shkak të daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail