Mali i Zi me notë protestuese e paralajmëroi Prishtinën për aktivitetet e opozitës kosovare

Podgoricë, 29 qershor 2016 (MIA) - Ministria malazeze e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane sot dërgoi notë protestuese deri në Prishtinë për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar dhe tabelës me shkrimin "Republika e Kosovës" dhe "Mirë se erdhët", të cilën deputetët e lëvizjes opozitare radikale kosovare "Vetëvendosja" i vendosën në territorin malazez që të tregojnë se ku është "kufiri i vërtetë".

Flamurin dhe tabelën, që janë vendosur midis "vendkalimit kufitar Kulla dhe vendkalimit kufitar Savina" dje i hoqën MPB-ja malazeze.

Podgorica në notë e paralajmëron Prishtinën në të ardhmen që t'i pengojë aktivitetet e ngjashme, për shkak se me to kontestohet, siç thuhet, tanimë marrëveshja e harmonizuar për kufizim, që u nënshkrua në Vjenë në vitin 2015.

Në notë, njëkohësisht, përkujtohet se Mali i Zi më e ka ratidikuar këtë marrëveshje.

Flamuri dhe tabela e Shqipërisë u vendosën nga deputetë të "Vetëvendosje"-s, duke theksuar se kjo ka qenë mënyrë që qytetarët ta kundërshtojnë "dhurimin e tokës malit të Zi në bazë të marrëveshjes për shkak të së cilës mdisa muaj u zhvillua kontest midis opozitës dhe autoriteteve në Prishtinë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail