Avokatja Sing: CIA i ka paguar miliona Rumanisë për burgje të fshehta

Bukuresht, 29 qershor 2016 (MIA) - Avokatja Armit Sing sot para Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut deklaroi se Agjencia qendrore për zbulim (CIA) Rumanisë i ka paguar "miliona dollarë" për hapjen e burgjeve sekrete në territorin rumun.

Sing, në fjalimin e sotëm para Gjykatës, foli në dobi të akuzave se Rumania i ka lejuar CIA-s t'i maltretojë të dyshuarit për terrorizëm në kuadër të programit me autorë të fshehtë me urdhër të administratës së presidentit, Xhorxh Bush.

Avokatja tha se në periudhën prej vitit 2003 deri në vitin 2005 kanë ekzistuar burgje të CIA-s me "pëqlimin apo miratimin heshtës të Rumanisë zyrtare".

Përfaqësuesi juridik i Qeverisë rumune, Kartinel Brumar i kontestoi këto pohime me "mungesën e dëshmive për përgjegjësinë e Rumanisë".

Sing deklaroi se klienti i saj, me origjinë nga Arabia Saudite, Abd al-rahim al Nashiri është lidhur me zinxhirë, mbi të është kryer dhunë fizike dhe seksuale në burgun e CIA-s në Bukuresht në vitin 2004. Amnesti interneshënall seancën e sotme e quajti "kthesë të përgjegjësisë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail