Vendim i ri se doktorati i ish-kryeministrit rumun Ponta është plagjiat

Bukuresht, 30 qershor 2016 (MIA) - Këshilli kombëtar rumun për verifikim të titujve, diplomave dhe certifikatave universitare vendosi se teza e doktoraturës së ish-kryeministrit Viktor Ponta është plagjiat dhe kërkoi marrje të titullit doktor i të drejtës, njoftoi portali rumun "Ziare".

"U konfirmua se punimi nuk i përshtatet standardeve etike dhe propozojmë marrje të titullit doktor i të drejtës", deklaroi akademiku Viorel Barbu, kryetar i Këshillit.

Ponta mund ta kontestojë vendimin e Këshillit në afat prej 10 ditësh.

Para katër viteve Komisionit për etikë i Universitetit në Bukuresht i konfirmoi informatat mediale se doktorati i Pontas është plagjiat. Universiteti kërkoi nga Ministria e Arsimit t'ia marrë titullin Pontas, por atëherë nuk kishte bazë ligjore.

Në vitin 2012 javorja britanike "Nejçër" publikoi se disa pjesë të disertacionit të Pontas janë plagjiat, ndërsa ai pohonte se kjo është "lojë politike" për shkak të mosmarrëveshjeve midis qeverisë dhe presidentit të atëhershëm Trajan Basesku.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail