Erdogan i bëri thirrje SHBA-së që ta ekstradojë Gjulen

Stamboll, 17 korrik 2016 (MIA) -  Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i bëri thirrje SHBA-së  që të ekstradojnë predikuesin islamist Fetullah Gjulen, të cilin ai e konsideron si përgjejës për tentativën e dështuar të grushtit të shtetit.

"Unë nga këtu i bëj thirrje Amerkës, të nderuarit President dhe i them: I nderuar president unë më parë ju kam thënë se ‘ky person që qëndron në një hapësirë prej 400 dynymë në Pensilvani ose deportojeni ose na e dorëzoni neve‘. Ju kam thënë se gjithashtu se këta po përpiqen të kryejnë grusht shteti por nuk më dëgjuat. Sot sërish ju bëj thirrje pas kësaj tentative të grusht shtetit dhe ju kërkoj që tashmë t'ia dorëzoni Turqisë këtë person", deklaroi Erdogan.

 Erdogani theksoi se nëse Turqia dhe SHBA-ja janë partnerë strategjikë ata duhet që të respektojnë kushtet për këtë partneritet. 

Ndërkohë Gjulen i hodhi poshtë akuzat për përzjerje në tentativën në puçin në Turqi dhe theksoi se  nuk ka qenë në dijeni për komplotin. 

Gjulen deklaroi se nuk do të kthehet në Turqi, madje edhe sikur puçi të kishte patur sukses, sepse ka frikë "nga ndjekja dhe tortuara". 

Erdogani e akuzon Gjulen, i cili më parë ka qenë aleati i tij, se ka ndërtuar një strukturë paralele në sistemin gjyqësor, aramtën, arsimin dhe mediat, që ka për qëllim që të rrëzojë Pushtetin. 

Në dhjetor të vitit 2014, autoritetet gjyqlësore në Stamboll lëshuan urdhër arresti për Gjulen lidhur e dyshimin pr krijimin e një orgaizate terroriste, e cila ka ur për qëllim minimin e veprimtarisë të drejtuesve të vendit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail